2/22/2026 4:51:39 AM

Qëndroi 3 vite e 3 muaj në paraburgim padrejtësisht, KGjK obligohet t’ia paguaj mbi 100 mijë euro paditësit

Duhet të lexoni

Gjykata Themelore në Gjilan, pjesërisht e ka aprovuar kërkesëpadinë e G.L., duke e detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që atij t’ia paguajë shumën prej 103 mijë e 900 euro në emër të dëmit material dhe jo material, pasi ai ishte privuar nga liria pa të drejtë nga 13 shkurti i vitit 2013 deri më 31 maj 2016, gjegjësisht 1 mijë e 204 ditë kishte kaluar në paraburgim dhe dënimit të paarsyeshëm se ka kryer veprën penale të terrorizmit dhe pjesëmarrje në një grup terrorist.

Këtë shumë KGjK është obliguar t’ia paguajë atij, me arsyetimin se paditësi G.L. gjatë qëndrimit në paraburgim ka përjetuar dhimbje shpirtërore, frikë, cenim të autoritetit, prestigjit, nderit, personalitetit dhe lirisë, lëndime trupore dhe dhimbje fizike, e të tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një vendim të tillë e ka marr gjykatësja Florije Qerimi me 13 qershor të këtij viti, ku po ashtu është refuzuar kërkesëpadia e paditësit me të cilën ai ka kërkuar për rehabilitimin fiziatriko-psiqik shumën prej 2 mijë e 170 euro, si dhe është refuzuar pjesa tjetër e kërkesëpadisë për kompensimin e dëmit jo material mbi shumën e gjykuar si në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit në shumë prej 996 mijë euro si të pabazuara.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, KGjK është detyruar që paditësit G.L., t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, paditësi G.L. më 26 gusht 2020, e ka paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me pretendimin se ai ishte mbajtur në paraburgim dhe dënimit të paarsyeshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gjykata e Apelit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në kundërshtim me nenin 135 paragrafi 1.10 nenit 136 paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate