8/13/2025 2:47:43 PM

Shoqatat e biznesit: Konsumi i kafes, ushqimit, birrave në bare dhe restorante është ulur nga shtrenjtimi i çmimeve

Duhet të lexoni

Shtrenjtimi i çmimeve në bare dhe restorante ka ndikuar te ulja e konsumit për këto struktura.

Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve prodhuese dhe të shërbimit pohojnë se në bare dhe restorante këtë vit po konsumohet më pak kafe, ushqim dhe birra.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se aktualisht në Tiranë dhe në bregdetin e jugut konsumi është ulur deri në 40%.

Jahaj thekson se rritja e çmimeve deri 50% më shumë se vjet ka ardhur nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe kostoja për gjetjen e fuqisë punëtore mbeten arsye kryesore të rënies së konsumit.

“Në zonat bregdetare konsumi është mbi 40% më pak, ndërsa në Tiranë është 20 deri 30% më i ulët se 2021. Buxheti familjar është tkurrur, për këtë arsye shpenzohet më pak në bare dhe restorante. Ndërkohë në bare dhe restorante çmimet janë rritur nga 10 deri 50% për shkak të shtrenjtimit të produkteve kryesore të shportës, siç është mielli, vaji, vezët, bulmeti dhe mishi. Rritja e çmimeve për këto produkte është mbi 20%, ndërsa për produktet e luksit rritja është më e ulët.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në bare dhe restorante është mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike. Për gjetjen e punëtorëve sipërmarrjet kanë shtuar kostot, pasi kanë rritur rrogat në nivele të larta, por u garantojnë punonjësve edhe strehimin, fjetjen që gjithashtu janë kosto”, shton ai.

Jahaj ngre shqetësimin se një valë e dytë e rritjes së çmimeve që nis nga muaji shtator që do të sjellë falimentimin e shumë strukturave të shërbimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën janar-prill importi i kafes është 11% më pak se 2022.

Rënie të konsumit në zonat bregdetare ka shënuar edhe birra vendase. Konsumi për këtë produkt shfaqet me rënie deri 15% më pak se vjet sipas Kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli. Shkaqet kryesore të tkurrjes së prodhimit janë çmimet e larta, pamundësia e kompanive të birrës për të investuar në teknologji dhe mungesa e masave lehtësuese fiskale nga qeverisa, si dhe emigracioni i popullsisë dhe mungesa e turistëve. “Në Vlorë konsumi i birrës është 40% më pak se vjet për shkak të emigracionit dhe mosardhjes së emigrantëve”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Doganave për 2021 prodhimi ishte 7,5% më shumë se 2020, por 7,6% më pak se 2019. Importet e birrës për muajt janar-prill 2022 janë rritur 13% krahasuar me 2021. Rreth 54% të konsumit të birrës në vend për 2021 e zunë importet, ndërsa 46% ishte nga prodhimi vendas. /Marrë nga Monitor.al/

Shoqatat e biznesit: Konsumi i kafes, ushqimit, birrave në bare dhe

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate