Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë.
Rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç.
Dyshohet se ky 4-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë.
Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.