Më poshtë janë fotot e “Land Cruiser” të blinduar, ku udhëtonin dy shënjestrat e atentatit të mbrëmshëm në Milot. Makina luksoze që mban targa të Maqedonisë, është bërë shoshë nga plumbat.
Atentatorët i kanë bërë pritë shënjestrave pranë rrugicës së pallatit ku ata jetonin, pasi viktima Klisman Preçi dhe i plagosuri, Ylli Brahimi mësohet se ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Bëhet me dije se e njëjta makinë “Toyota” e blinduar është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt në qytetin e Laçit.
Viktima dhe i plagosuri kishin qenë duke pirë kafe në një lokal në Milot dhe në momentin kur kanë mbërritur në banesë, autorët i kanë qëlluar me breshëri. Një nga atentatorët është afruar drejt mjetit duke qëlluar nga afër.
Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga të gjitha drejtimet, pasi shenjat e plumbave duken në të gjithë mjetin. Klisman Preçi dhe i plagosuri Brahimaj u dërguan me urgjencë drejt Traumës, por 28-vjeçari nuk u mbijetoi dot plumbave të marra.