9/19/2025 12:15:38 AM

Kryeimami llapjan: Gjendja e hoxhës që u rrah nga tre persona është tmerruese

Duhet të lexoni

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se gjendja e Imamit, Zeqir Berisha, të rrahur në mbrëmjen e së enjtes, është tejet serioze dhe tmerruese.

Ai thase  bashkë me kolegët e tij e kanë vizituar Imamin i cili po trajtohet në QKUK, duke njoftuar se ai është lënduar rëndë.

Jashari tutje tha se e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe të dyshuarit të sillen sa më shpejt para drejtësisë.

“Ne s’kemi diçka konkrete për rastin. E kemi vizituar bashkë me kolegët tanë, e pamë gjendjen e hoxhës është shumë e rëndë, e dënojmë fuqishëm këtë sulm ndaj Imamit. Gjendja e tij është tejet serioze, tmerruese dhe shumë lënduese”.

Jashari tha për të dyshuarit se ka dëgjuar për ta, por shtoi se nuk kanë asgjë për të thënë tash për tash.

“Besojmë në organet e rendit dhe shohim çfarë detaje do të sjellin ata dhe ata që e kanë bërë këtë sulm të sillen para drejtësisë”.

Kryeimami poashtu tha se Imami Berisha ka pasur edhe në të kaluarën probleme me të dyshuarit, dhe për këtë ka qenë i njoftuar.

“Edhe në të kaluarën kanë pas telashe me disa persona për të cilët na ka njoftuar. Ata janë vetëm xhemat, deri më tani s’kemi vërejtje në punën e Imamit as nga fshati, asnjë vërejtje zyrtare. Jemi të kënaqur me angazhimin e tij që ka bërë në xhami dhe në fusha të tjera”, tha Jashari.

Zeqir Berisha është gjetur mbrëmjen e së enjtes në gjendje të rëndë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate