9/21/2025 10:11:26 AM

Turistët rezervojnë Durrësin, pritshmëri të larta edhe për shtatorin

Duhet të lexoni

Durrësi po konkuron bindshëm këtë sezon. I kthyer tashmë në një prej destinacioneve kryesore të turizmit familjar, Durrësi ja ka dalë të tërheqë turistë.

“Fatmirësisht nuk kemi asnjë dhomë bosh, flas të paktën për hotelin tonë dhe besoj edhe hotelet e tjera të zonës duhet të jenë plot”, thotë Blerim Norja, operator turistik.

Operatorët janë optimistë edhe për muajt e ardhshëm.

Shtatori i këtij viti kam përshtypjen që do jetë ‘full booking’, sepse po shikoj rezervimet që tani që kemi nga ‘Booking’ apo kërkesat nga agjencitë dhe ka aq shumë sa gati po i mbyllim të gjitha datat e shtatorit. Normalisht dihet që dhe korriku dhe gushti ka punë dhe është sezoni i lartë, siç e quajmë ne në gjuhën e turizmit”, shprehet Ndriçim Duka.

Edhe këtë vit, turizmin e kanë mbajtur gjallë pushuesit besnikë nga Kosova e Maqedonia.

“Durrësin gjithmonë e ka mbështetur turizmi rajonal, Kosova që nuk na ka tradhëtuar kurrë. Janë të vetmit klientë që e kanë mbajtur gjallë turizmin dhe gjatë kohës së pandemisë, edhe gjatë tërmetit dhe në çdo moment të vështirë që kemi pasur”, sipas Norjes.

Duke e cilësuar Shqipërinë “shteti ynë”, ata thonë se shohin përmirësime.

“Kam ardhur përsëri. Ndryshim i madh, pozitiv, në rregull gjithçka. Më pëlqen ambienti, infrastruktura, kultura, shërbimi patjetër, gjithçka.”

Shqipëria është shteti jonë dhe normal që e kemi gjithë dëshirën të vijmë dhe t’i harxhojmë paratë këtu”, shprehen ata.

Normalisht dhe tregu i huaj nuk mungon.

“Është shumë këndshëm, shumë bukur. Shërbimi është i mirë, hoteli po ashtu, ushqimi është perfekt. Njerëzit janë të mirë, moti perfekt, pra mund të them se këtu gjen gjithçka. Do t’ia rekomandoja miqve të mi dhe pse jo, mund të kthehem sërish verën e ardhshme”, theksoi një prej tyre.

Për operatorët turistikë “çelësi” i suksesit është përmirësimi.

Në Shqipëri kultura e turizmit po zhvillohet çdo ditë dhe kushtet po përmirësohen. Edhe çmimet besoj që, pavarësisht se ka pasur një rritje të ndjeshme, nuk kanë ndikuar, sepse janë rritur gradualisht në të gjithë botën, jo vetëm në Durrës”, deklaroi Norja.

“Durrësi gjithmonë ka qenë qytet shumë mikpritës për të gjithë turistët. Është munduar që të ofrojë të gjitha kushtet çfarë një turist pret. Kam përshtypjen ngaqë ka qenë kështu gjithmonë dhe prapë ashtu është dhe i mirëpret shumë mirë turistët”, nënvizoi Duka.

Edhe nga porti i Durrësit vijnë shifra pozitive. Fundjavën e parë të korrikut, mbi 9, 000 pasagjerë hynë në Shqipëri përmes portit më të madh në vend. /euronews.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate