Furnizoi makinën me gaz, por ndez aksidentalisht cigaren, mjeti me pasagjerë shpërthen në flakë.
Një ngjarje që për pak u kthye në tragjedi, ka ndodhur në Prishtinë teksa një makinë ka marrë flakë, për shkak të një pakujdesie të shoferit.
Menjëherë sapo e kishte furnizuar me gaz, shoferi ka ndezur një cigare, gjë që ka bërë që makina të shpërthejë në flakë. Të lënduar kanë mbetur 3 pasagjerët që ndodheshin brenda në ato momente, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Prishtinës thotë se është arrestuar i dyshuari kosovar pasi ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyrë në veturë dhe ka ndezur një cigare dhe vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasojë ka pësuar lëndime i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.