1/20/2026 2:49:57 AM

Miftaraj: Ka mungesë të guximit për të hetuar dhe gjykuar korrupsionin

Duhet të lexoni

Deklarimet se institucionet përgjegjëse do të bëjnë të pamundur në luftimin e krimit e korrupsionit, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, ka thënë drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Madje ai thotë se ka mungesë të guximit për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar veprat penale të korrupsionit.

Ai shton se mentaliteti nuk ka ndryshuar, duke pohuar se nuk po shihen rezultatet që garantojnë qeverisje me duar të pastra e të bazuar mbi parimet e sundimit të ligjit e qeverisjes së mirë.

“Në bazë të monitorimit që jemi duke bërë mund të themi që nuk është ndonjë dallim i madh nga vitet paraprake. Pothuajse kemi të njëjtën mungesë të guximit për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar veprat penale të korrupsionit”.

“Kemi mungesë të plotë të zbatimit të dispozitave që kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprave penale të korrupsionit, por që çka po shohim nuk ka mentalitet tjetër të qeverisjes që do të garantonte qeverisje me duar të pastërta dhe qeverisje që është e bazuar mbi parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”, tha ai.

Lidhur me Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ai tha se komentet e Komisionit të Venecias do të duhej të merreshin seriozisht nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Miftaraj, nëse ky ligj do të zbatohej në praktikë siç është paraparë atëherë do të ishte një metodë e jashtëzakonshme për të konfiskuar pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme e cila pasuri pastaj do të derdhej në buxhetin e Kosovës, raporton EO.

“Në publikimin e fundit që instituti për drejtësi e ka bërë në janar të këtij viti lidhur me byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme e që ky ligj është e drejtë legjitime e Qeverisë për të konfiskuar pasurinë e fituar përmes veprave penale. Sidoqoftë i njëjti projektligj kishte pasur defekte të mëdha juridike të cilat cenonin qoftë sigurinë juridike por qoftë edhe të drejtat dhe liritë elementare të qytetarëve të cilin mund të ishin subjekt të këtij ligji. Në këtë drejtim besoj që komentet e komisionit të Venecia janë të vlefshme dhe do të duhej të merreshin seriozisht si nga Ministria e Drejtësisë poashtu nga akterë të tjerë të cilët do të jenë të përfshirë në plotësim ndryshimin e këtij ligji”.

“Me ligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë ka defekte aq të mëdha të cilat në një mënyrë e bëjnë të pamundur që  ky ligj të hyjë në fuqi nëse nuk evitohen problemet që kanë të bëjnë me mungesën e sigurisë juridike me kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut. Nëse ky ligj do të bëhej në mënyrën e duhur dhe nëse do të zbatohej në praktikë siç është paraparë atëherë do të ishte një metodë e jashtëzakonshme për të konfiskuar pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme e cila pasuri pastaj do të derdhej në buxhetin e Kosovës”, tha Miftaraj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate