Në afërsi të fshatit Paleochori në komunën e Pangait, avioni Antonov 12 i kompanisë ukrainase është përplasur në tokë dhe ka shpërthyer flakë të mëdha.
Sipas dëshmitarëve, avioni është përplasur në një fushë me misër dhe për mrekulli nuk ka persona të lënduar nga ana e banorëve të zonës. Informacionet nga mediat greke flasin për një ngarkesë municionesh në avion, ndërsa në bord ndodheshin vetëm 8 anëtarët e ekuipazhit. Zjarrfikësit nxitojnë në vendngjarje pasi ngarkesa prej 12 tonësh e fluturimit komercial, e cilësuar si lëndë e rrezikshme mund të shpërthejë