1/18/2026 5:40:48 PM

Haxhiu: Virusi po lulëzon në Kosovë, Kurti i ka prioritet pushimet në Greqi

Duhet të lexoni

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur rreth rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovës.

Sipas Haxhiut, ky numër kaq i madh i rasteve tregon më së miri që Qeveria Kurti nuk e ka prioritet shëndetësinë.

“Pandemia dhe shëndetësia jo vetëm që nuk janë prioritet i Qeverisë Kurti, por ka abstenim në menaxhimi të pandemisë COVID-19 dhe të Shëndetësisë nga ana e Qeverisë.Virusi po lulëzon në Kosovë derisa kryeministri Kurti pushonte në Greqi dhe kur ai kthet në Kosovë nuk mirret me pandeminë COVID-19, por mirret me një turnir futbolli”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, edhe profesionistët shëndetësorë janë duke u anashkaluar dhe ikja e tyre jashtë vendit do të vazhdoj.

Krejt në fund, Haxhiu ka përmendur edhe shpenzimet për blerjen e vaksinave anti-COVID teksa, ka ftuar prokurorinë që të hetojë tërë këtë proces të bleres dhe donacioneve të pranuara.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Shifra alarmante të rasteve me COVID-19!

Për 7 ditë 4507 raste të reja, 36.06% mesatarja pozitivitetit të të testuarve në javën e fundit, pozitivetet kaq i lartë nuk ka qenë asnjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Pandemia dhe shëndetësia jo vetëm që nuk janë prioritet i Qeverisë Kurti, por ka abstenim në menaxhimi të pandemisë COVID-19 dhe të Shëndetësisë nga ana e Qeverisë.

Virusi po lulëzon në Kosovë derisa kryeministri Kurti pushonte në Greqi dhe kur ai kthet në Kosovë nuk mirret me pandeminë COVID-19, por mirret me një turnir futbolli.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, në vend se të mirret me menaxhim të pandemisë COVID-19, ai ka shkuar në vizitë në Austri në një klinikë të stomatologjisë.

Për shëndetësi e popullatë kush do të kujdeset?

Profesionistët shëndetësorë të anashkaluar e injoruar në kërkesat e tyre, rritje të pagave nuk ka dhe as nuk ka Qeveri që do të ndal ikjen e mjekëve!

Kush do të menaxhojë situatën me COVID-19 dhe kush do të kujdeset për pacientët?!

Vërejtje :
Miliona euro të shpenzuara në blerje të vaksinave anti-COVID-19 (kontratë e klasifikuar sekret), vaksina të pranuara donacion të cilave iu ka skaduar afati për shkak të dështimit në procesin e vaksinimit.

Prokuroria duhet të hetojë tërë procesin e blerjes së vaksinave dhe donacioneve të pranuara!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate