1/18/2026 12:01:10 PM

''Rrethi Katror' emision anti-semit'/ Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme kundër Top Channel

Duhet të lexoni

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka bërë një notë proteste pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) kundër televizionit Top Channel. 

Shkak për këtë notë proteste është bërë një emision i këtij televizioni me përmbajtje kundër hebrenjve. 

Më konkretisht, në shkresën e dërguar në MEPJ, thuhet se në emisionin 'Rrethi Katror' në datën 5 qershor 2022, në Top Channel, një prej të ftuarve ka shprehur opinione anti-semite. 

Ambasada e izraelit vëren se drejtuesi i emisionit nuk ka ndërhyrë, duke e lejuar të ftuarin në mënyrë të përsëritur të shprehë komente kundër hebrenjve. 

Ambasada izraelite i kërkon Ministrisë së Jashtme marrjen e masave të menjëhershme, duke kujtuar se Shqipëria është pjesë e Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit dhe duhet të veprojë në përputhje me rrethanat. 

Më poshtë teksti i notë protestës
Ambasada e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë i shpreh komplimente Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ka nderin të informojë sa vijon:

Kemi vënë re se gjatë një programi televiziv të titulluar 'Rrethi Katror' të transmetuar nga televizioni kombëtar Top Channel më 5 qershor 2022, një nga të ftuarit në program ka shprehur mendim me përmbajtje anti-semitiste, të cilat nuk janë kundërshtuar nga drejtuesi i TV, në mënyrë të përsëritur.

Kjo bie krejtësisht në kundërshtim me traditën shqiptare, si i vetmi vend në Europë që i shpëtoi hebrenjtë para, gjatë dhe pas holokaustit. Për më tepër, si një vend mik i Izraelit ka miratuar dhe i është bashkuar Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit për antisemitizmin, dhe për këtë arsye duhet të veprojë në përputhje me rrethanat. Ju kërkojmë me dashamirësi të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të parandaluar diskursin, nxitjen dhe synimin e tillë antisemitik që padyshim mund të shkaktojë gjakderdhje dhe vuajtje për njerëzit e pafajshëm (vendas dhe turistë).

Ambasada e shtetit të izraelit në Republikën e Shqipërisë përfiton nga ky rast për t'i shprehur Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë konsideratën më të lartë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate