Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut pranoi propozimin francez për hapjen e negociatave me BE-në.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka përgëzuar parlamentin maqedonas për këtë vendim, duke thënë se ata treguan vetëdije të lartë shtetërore, shkruan lajmi.net.
Krasniqi ka thënë se rol të madh në këtë vendim kishin edhe deputetët shqiptarë, që lanë anash populizmin dhe sipas tij u sollën si burrështetas.
Ai ka thënë se ky vendim i Maqedonisë, rikthen shpresën për liberalizimin e vizave për Kosovën.