1/15/2026 4:58:15 PM

Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe

Duhet të lexoni

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili u vra ditë më parë.  Kryeministri Kurti është pritur në ambasadë nga ambasadori i Japonisë, z. Akira Mizutani, të cilit ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen z.Shinzo Abe.

Puna e z.Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë.

Kryeministri e ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të z. Abe në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës,  si një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë i kryeministrit Kurti në librin e zisë:

 

Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Puna e zotit Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur.

Kryeministri Shinzo Abe dha kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës. Ai ishte një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Vendimi për hapjen dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është bërë gjatë mandatit të z. Abe si kryeministër. Nisma e tij për Ballkanin (“Iniciativa për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”) e përfshiu Kosovën në mesin e shtatë vendeve dhe vazhdon të jetë aktive me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë së Japonisë. Gjatë kohës së kryeministrit Abe, Japonia ishte ndër pesë kontribuesit kryesorë në Kosovë në arsim, mjedis, emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, televizion publik, trajnim të zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë dhe investime të tjera.

Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të.

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate