1/14/2026 11:02:12 PM

Hoti: Inflacioni ka arritur në 14% ndërsa Qeveria thirret në rritje buxhetore, derisa kërkon kredi 50 milionë euro

Duhet të lexoni

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seancë e radhës plenare.

Me këtë rast ish-kryeministri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se të dhënat e fundit kanë treguar se inflacioni i çmimeve në qershor ka arritur në 14 për qind.

“Kjo nënkupton rënie të buxhetit dhe varfërim të familjeve, e duke vazhduar tutje me sektorët si ndërtimtari, bujqësi e të tjera.Që ndikojnë drejtpërdrejtë në punësim, e në ekonomi.

Shqetësuese është mungesa e çfarëdo mase e Qeverisë.Në 2019 kur inflacioni ka qenë 3.4%, VV e patë shpall vitin 2019 vit të rritjes së çmimeve me 3.4.Tash çmimet kanë shkuar në 14% dhe nuk ndërmerret asnjë masë. Shikoni pak ekonomitë e tjera.Pavarësisht që kjo është antikushtetuese derisa s’është shpallur gjendje e jashtëzakonshme,e propozimi jonë e heqjes së akcizës në naftë dhe ulja e tvsh-së do të ndikonte në zbutjen e situatës”, tha Hoti, transmeton lajmi.net.

Tutje ai tha se derisa Qeveria po promovon të hyrat buxhetore, nuk po përmend përfitimet që po kanë nga rritja e çmimeve për qytetarët.

“Kurse tek të hyrat buxhetore, ministri i Financave dhe Qeveria vazhdimisht po promovojnë të hyrat buxhetore e nuk e mohoj se është edhe për shkak të aktiviteteve ekomomike, por kur ke rritje të çmimeve në import më 24% e kur dihet se këto taksa mbushen nga hyrja në kufi është e qartë se rritja buxhetore reflekton rritjen e çmimeve të mallrave.Pra rritje e buxhetit në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve. Paradoksi është se dje ose pardje na erdhi në email zyrtar projektligji i qeverisë për të ratifikuar një marrëveshje me Bankën Qendrore prej 50 milionë euro”, shtoi ai.

Avdullah Hoti theksoi se në njërën anë mbahet konferenca për rritje buxhetore, e në anën tjetër kërkon Qeveria kërkon me marr kredi direkte pa mbështetje.

“Investimet kapitale janë bllokuar për një kohë të gjatë, për mosfunksionim të bordit por edhe për shkak të rritjes së çmimeve të ndryshme dhe si rezultat i mospunës dhe mosrealizimit të kontratave. E shoh të pajustifikueshme se pse nuk vie në Kuvend rishikimi i buxhetit, për të rishikuar edhe të hyrat edhe shpenzimet në kontekst të zhvillimeve të fundit e për të realizuar nevojat e komunave”, theksoi ai.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate