1/1/2026 7:55:57 AM

Haradinaj, Qeverisë: A i keni sytë në ballë me pa?

Duhet të lexoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është në një krizë të rëndë energjetike, sado që ajo nuk vërehet në këta muaj të verës.

Haradinaj ka shkruar se heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thengjill, në kohën kur shumë shtete perëndimore po i rikthehen atij, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, sipas tij, është alarm i kuq se me fillimin e sezonit të dimrit na presin ditë të rënda.

Kriza globale me gazin dhe karburantet, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund ta komplikojë tej mase tregun energjetik evropian dhe mundësinë që Kosova të blejë energji gjatë sezonit të dimrit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj. 

Postimi i plotë i Haradinajt:

A i keni sytë në ballë me pa?!

Kosova është në një krizë të rëndë energjetike, sado që ajo nuk vërehet në këta muaj të verës.

Heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thëngjill, në kohën kur shumë shtete perëndimore po i rikthehen atij, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, është alarm i kuq se me fillimin e sezonit të dimrit na presin ditë të rënda.

Kriza globale me gazin dhe karburantet, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund ta komplikojë tej mase tregun energjetik evropian dhe mundësinë që Kosova të blejë energji gjatë sezonit të dimrit. 

Kjo, ose për shkak të mungesës në treg të energjisë, ose për shkak të çmimeve të papërballueshme për Kosovën.

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht ta hartojë një “plan krize” me masa konkrete për përballimin e një kolapsi të mundshëm energjetik, me pasoja të paparashikueshme për vendin.

Është urgjente:

– që gjatë sezonit të verës të aftësohen termocentralet e Kosovës, duke u bërë remontet e nevojshme  të blloqeve të tyre;

– që menjëherë e pa vonesë të shikohet mundësia e një “marrëveshjeje krize” me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë (të jepet verës e të importohet dimrit);

– të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit;

– të liberalizohet tregu i burimeve konvencionale për ngrohje, së paku deri në mars të vitit të ardhshëm, (thëngjilli dhe lëndët drusore);

– të krijohet një fond emergjent për energjinë dhe ngrohjen për dimër dhe natyrisht të rikthehet çmimi i rrymës atje ku ishte…

Sjellja me komoditet e qeverisë sot, në raport me krizën energjetike në prag, mund të ketë pasoja katastrofike për vendin.

A i keni sytë në ballë me pa?!

Koha është të veprohet tani!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate