12/30/2025 10:02:58 AM

A do të vazhdojë edhe në vikend stuhia e sotme në Shqipëri?

Duhet të lexoni

Stuhia e erës dhe shiu ka përfshirë tashmë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke boshatisur plazhet dhe duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe do të ketë erë të fortë dhe dallge deti, kurse të dielën do të ketë më shumë diell.

Meteorologia Laida Poria thotë se më problematike do të jetë era, ku stuhitë do të jenë prezente pothuajse në të gjithë territorin.

Nga reshjet, më problematike do të jetë zona jugore dhe juglindja e vendit, ku do të ketë stuhi breshëri dhe stuhi të forta ere. Duhet pasur kujdes gjatë natës, sidomos në zonat përgjatë luginës së Drinit, ku era do të fryjë deri në 65 km/orë.

Po ashtu, gjithë vija bregdetare dhe bregdeti i jugut do të ketë një erë relativisht të lartë, duke bërë që të ketë një det të trazuar.

Të shtunën do të kemi erë të fortë, dallgëzim të lartë në brigjet detare. Do të ketë vranësira të lehta, nuk priten reshje shiu.

Dita e diel përmirëson dukshëm motin, do të ketë më shumë diell, vranësira të pakta, reshje të izoluara në veri të vendit.

Por sa i përket temperaturave, do të jetë një fundjavë relativisht e freskët, me temperatura deri në 31 gradë Celsius, krahasuar me fundjavën e kaluar ku temperaturat shkuan në 41 gradë Celsius.

Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë filluar këtë paradite, kanë larguar pushuesit vendas dhe turistët e huaj nga plazhi i Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi. Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët t’i mbyllin dhe t’i sigurojnë nga era bregdetare, e cila vijon prej disa orësh në bregdet.

Në rrugët e qytetit të Vlorës, sidomos në Lungomare, aktualisht ka trafik të rënduar.

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan kanë filluar të shkaktojnë problemet e para në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”. Stuhia e fortë ka shkaktuar probleme në energjinë elektrike, duke u ndërprerë në disa zona të Elbasanit.

Stuhia e erës ka pushtuar edhe plazhin e Divjakës. Rëra ka mbuluar hapësirën e gjerë duke bërë të pamundur qëndrimin e turistëve në plazh. Pushuesit janë larguar menjëherë nga plazhi, pasi stuhia ka ngritur çadrat dhe shezlongët.

Një pamje aspak e zakontë është sot në bregdetin e Durrësit, ku plazhet e Adriatikut dhe shëtitorja bregdetare “Taulantia” janë braktisur nga pushuesit.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga vija bregdetare, ndërsa gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, i karakterizuar nga vranësirat, erë dhe reshje shiu të herë pas hershme.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në Lezhë i ka larguar pushuesit nga bregdeti, por pjesa më e madhe kanë preferuar të mos largohen, duke qëndruar në hotelet ku janë akomoduar.

Në akset rrugore qarkullimi vijon normalisht pa krijuar trafik të rënduar. Deri më tani nuk paraqiten probleme të paktën me përmbytje, sidomos në zonën bregdetare. /tch


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate