Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke kujtuar rolin e tij që pati në lidhjen me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se është e mërzitur për vdekjen e Abe.
“Thellësisht e mërzitur për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Ngushëllimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani.
Abe vdiq në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra. Ai u sulmua me armë zjarri derisa po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari u arrestua menjëherë në vend të ngjarjes.