12/28/2025 4:34:21 PM

Pushteti dhe opozita përplasen për Projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Duhet të lexoni

Pushteti dhe opozita janë përplasur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur të nevojshëm miratimin e tij, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, të njëjtin e kanë quajtur antikushtetues dhe që cenon të drejtat e njeriut.

Ministrja Haxhiu, para deputetëve tha se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritë të gjelbër konfiskimit civil, ndërkohë theksoi se tw gjitha rekomandimet e këtij komisioni do të shqyrtohen mes dy leximeve.

“Komisioni i Venecias vë në dukje se futja e konfiskimit civil pa dënim është menduar të jetë një masë e rëndësishme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila konsiderohet e nevojshme nga autoritetet në rrethanat aktuale në Kosovë. Po ashtu, Komisioni i Venecias duke u referuar në një opinion për Bullgarinë, ka vërejtur se ka një tendencë kohëve të fundit për të përdorur procedurat e konfiskimit civil pa dënim, si mjet për rikthimin e të ardhurave nga krimi…Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejt konfiskimit civil, i ka dhënë dritën e gjelbër qëllimit që ka Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Komisioni vlerëson se masa do të konsiderohet e justifikuar nëse parashihet me ligj dhe i shërben interesit të përgjithshëm”, tha ajo.

Por, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme s’ka të bëjë asgjë me drejtësinë, por është vetëm elektoral.

Ajo tha se përmes të njëjtit nuk luftohet krimi dhe korrupsioni, por vetëm ushtrohet presion politik mbi qytetarët e Kosovës.

“Një gjë e tillë është një hesap elektoral dhe s’ka të bëjë asgjë me as me drejtësinë dhe me ligj. Këtë e ka vërtetuar qartë dhe drejt edhe Komisioni i Venecias, në mënyrën si e shohim dhe lexojmë ne, Komisioni i Venecias, fatmirësisht e ka frenuar një tendencë të tillë, duke ia bërë të qartë kësaj qeverie, se domeni shtetëror nuk mund dhe nuk do të duhej të shndërrohej në domen partiak…Krejt çka bënë ky projektligj është se e amniston krimin dhe korrupsionin, ndërsa ushtron pushtin politik mbi qytetarët e lirë të këtij vendi…Në rrafshin parimor, Projektligji është antidemokratik, në rrafshin ligjor është antikushtetues dhe rrafshin strukturor është antiligjor”, theksoi ajo.

Kritik për projektligjin u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Druaj se në secilin nen bëjmë shkelje të konventës, bëjmë shkelje të kushtetutës dhe bëjmë shkelje të vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut. Vetëm nëse një shkelje bëjmë s’kemi mundur të bëhemi anëtar i Këshillit të Evropës. Prandaj po e them krejt në fund që mos të bëjmë këtë mekanizëm si mjet për persekutim politik, mund të mos shfrytëzohet nga kjo qeveri, por jam i bindur se një qeveri tjetër ka me bërë këtë”, u shpreh ai.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha se ky projektligj i shkel të drejtat e njeriut.

“Projektligji i shkel të gjitha të drejtat e njeriut dhe shohim se ka mangësi të shumta në formën si është prezantuar. Sipas këtij Projektligji, byroja planifikohet të drejtohet nga drejtori menaxhues i saj i cili ka kompetencën e plotë për inicimin e hetimeve, si e tillë kjo byro rrezikon të mos jetë e pavarur dhe të shndërrohet në një mekanizëm të partisë në pushtet për të arritur qëllimet e caktuara”, potencoi ajo.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate