Kreu i Partisë Laburiste të opozitës britanike, Keir Starmer, tha sot se dorëheqja e Boris Johnson është një lajm i mirë për vendin.
Është një lajm i mirë për vendin që Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si kryeministër, tha ai në një deklaratë, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.
“Boris Johnson është përgjegjës për gënjeshtra, skandale dhe mashtrime në një shkallë të gjerë,” tha lideri laburist.