6/15/2026 6:16:49 AM

Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

Duhet të lexoni

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos-liberalizim vizash për Kosovën, duke theksuar se është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor populli i së cilit që nuk mund të lëviz lirshëm nëpër zonën Schengen.

Mandl këtë deklaratë e dha në mbledhjen e Parlamentit Evropian, ku po diskutohet për Kosovën dhe raportin e progresit të saj, shkruan lajmi.net.

“Sot po flasim për Republikën e Kosovës dhe raportin e Kosovës. Dua të them se Kosova e ka paguar me gjakun e saj lirinë, BE-ja dhe SHBA-ja e ndihmuan vendin për të fituar pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik dhe ka shtet ligjor dhe këtë e ka bërë në shpejtësi të madhe. Është demokraci e qëndrueshme. Po, ligjvënia duhet të përmirësohet, por shteti ka një Kushtetutë të fortë”, ka deklaruar ndër të tjera Mandl.

“Ky shtet është njohur mbi njëqind vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Ky është vend që ende njihet nga një pakicë anëtarësh të BE-së. Ky është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon akses pa viza. Ky vend ka premtime që i janë bërë, të cilat nuk po respektohen. Më pas, premtimet i janë vënë prapa shpinës. Kjo po ndodh me Republikën e Kosovës”, ka thënë më tej ai.

Tutje, Mandl ka cilësuar se kosovarët janë populli më përkrahës i projektit të zgjerimit të BE-së, teksa ka thënë se mund të mësohet shumë nga ta dhe Kosova si demokraci e re. /Lajmi.net/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate