12/26/2025 3:18:58 AM

Gjilanasi përgjak e kërcënon bashkëshorten në vendin e saj të punës, arrestohet nga Policia

Duhet të lexoni

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën ‘Abdullah Tahiri’ në Gjilan, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, për të cilin ka thënë se e ka rrahur.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në vendin e punës ku punon 31-vjeçarja, ku i dyshuari kishte shkuar dhe kishte nis ta sulmojë fizikisht duke e goditur me grushte në hundë dhe kokë. Ajo ka pësuar lëndime serioze dhe si pasojë i është lëshuar gjakderdhja në vendin e ngjarjes.

Duke parë rrezikun që i kanosej, ajo ka kërkuar nga bashkëshorti i saj që të largohet që aty, por  33-vjeçari ka vazhduar të bërtas e të demolojë hapësirën ku punon bashkëshortja e tij. Madje i ishte drejtuar asaj me fjalët se ‘gjallë nuk të la’.

Kjo ka bërë që 31-vjeçarja të telefonojë për ndihmë edhe vëllain e saj, e më pas në Polici ka deklaruar se i dyshuari e ka kërcënuar edhe përmes mesazheve në telefon.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. 33-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate