12/25/2025 1:23:06 AM

"Lajm i keq" për të gjithë shoferët që ‘testojnë’ rrugën e re Kardhiq-Delvinë

Duhet të lexoni

Policia e shtetit njofton se ka nisur monitorimi me mjetet inteligjente, në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe atë të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hapjes se këtij aksi të ri për qarkullimin e automjeteve, kanë filluar menjëherë monitorimin e qarkullimit, duke përdorur Poliscan-in, 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara.

Gjatë monitorimit në këtë aks të ri rrugor, nga pasditja e djeshme deri në këto momente janë konstatuar kryesisht shkelje në drejtim të shpejtësisë, nga drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar tabelat kufizuese për shpejtësinë e lejuar në këtë aks rrugor.

Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që përbën rrezik potencial për tërheqjen e vëmendjes nga drejtimi i automjetit, që sjell si pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore.

Janë venndosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Policia Rugore do të vijojë monitorimin e këtij aksi rrugor dhe të akseve të tjera rrugore nacionale, 24/7, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate