12/23/2025 4:55:32 AM

S’ka më vozitje të “çmendur” të trotinetëve në Prishtinë, komuna harton rregullore

Duhet të lexoni

Kohëve të fundit në qytetin e Prishtinës, në shesh por edhe në rrugët e qytetit, lëvizjet me trotinete elektrike janë bërë të shpeshta.

Këto lëvizje të shpeshta dhe me shpejtësi të madhe, kanë ngjallur pakënaqësi tek qytetarët të cilët kanë kritikuar personat që lëvizin me trotinetë elektrike, duke bërë edhe kërkesa që ky problem të zgjidhet, shkruan lajmi.net.

Por, përveç pakënaqësisë, lëvizjet me trotinete kanë shkaktuar edhe aksidente duke lënë persona të shumtë të lënduar.

Vetëm gjatë ditë së djeshme, siç është njoftuar, disa të rinj, kanë pësuar lëndime të shumta dhe serioze. Një 19 -vjeçar, siç njoftohet ka pësuar lëndime të rënda në kokë, një 7 vjeçar i cili ka qenë duke lëvizur me trotinet është goditur nga vetura, po ashtu edhe një 4 vjeçar si pasojë e rrëzimit nga trotineti ka pësuar lëndime-shqyerje të veshit.

Pikërisht rreth kësaj, lajmi.net ka kontaktuar nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Alban Zogajn.

Zogaj, i pyetur rreth kësaj problematike tashmë shqetësuese dhe mundësisë së zgjidhjes së këtij problemi nga ana e komunës së Prishtinës, ka thënë se tashmë është punuar në rregulloren që çon drejt zgjidhjes.

“Kemi punu në Rregulloren për E-Trotinetet, do të jetë në diskutim publik nga muaji i ardhshëm. Dhe do të votohet në mbledhjen e radhës”, ka thënë Zogaj.

Për “vërshimin” që lëvizjet me trotinete ia kanë bërë Prishtinës, janë bërë thirrje të shumta që të shtohet kujdesi në mënyrë që të mos ketë pasoja në njerëz. Sidomos në pjesën e sheshit, e cila përveç nga të rritur frekuentohet në masë të madhe edhe nga fëmijët. /Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate