6/28/2025 6:17:02 PM

Rrëfimi tronditës i gruas në Tiranë: Burri ua ka lënë porosi nga burgu

Duhet të lexoni

Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhunon, por gjithë fshati që i doli në mbrojtje atij. Sipas dosjes që ju tregua Gazetës Si nga burime shumë të sigurta policore pranë komisariatit numër katër gruaja, e cila jeton vetëm me fëmijët mbasi e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe për këtë ai përfundoi në burg, u braktis nga gjithë fshati.

Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të policisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qeli për akuzën e dhunës në familje vijon ta dhunojë atë përmes urdhrave që u jep bashkëfshatarëve.

Burimet sqaruan për Gazetën Si se gruaja e moshës 43 vjeç ka inicialet B. L dhe jeton në zonën e Zall Bastarit. 

Policia bëri me dije për Gazetën Si se çifti ka pesë fëmijë dhe se jetonin me punët e fshatit si bujq. Ajo përmend për policinë se jeton bashkërisht me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

“Një ditë kur u ktheva e gjeta vajzën duke qarë dhe kur e pyeta më tregoi. Nuk mund ta toleroja dhe vendosa ta denoncoj. Ndaj burri u arrestua për dhunë në familje. Por aktualisht nga të gjithë fëmijët vetëm njëri nga djemtë i ruan komunikimet me të atin, kurse të tjerët nuk pranojnë të flasin me të”, e nis denoncimin 43-vjeçarja. Policia citon pjesë nga kallëzimi i saj se si jeta ju vështirësua mbasi fshati sapo burri u arrestua, ata mbajtën qëndrim.

“Burri na ka bllokuar në çdo gjë. Ka folur në telefon me banorët e fshatit dhe u ka thënë që të njoftojnë shoferët e makinave që marrin produktet e fshatit që prodhojmë, që mos të më shërbejnë mua dhe që unë të mos shes asgjë. Kështu që ata kanë frikë dhe nuk pranojnë të na shërbejnë dhe as të na transportojnë. Ndaj kam ngecur dhe nuk kam ku ta çoj mallin që prodhoj dhe as ku ta shes”.

E braktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.

“Na ka dërguar fjalë përmes fshatarëve që mos t’i punojmë tokat se janë të tijat thotë. Unë kam një vit që nuk i kam punuar tokat se kam frikë prej tij ndonëse është në burg”.

Burimet i thanë Gazetës Si se gruaja i thotë policisë se ajo ka mbetur pa asnjë të ardhur, me përjashtim të ndihmës ekonomike që i jep shteti.

“Para ca ditëve mori në telefon nga burgu, telefonoi djalin dhe i tha kur të dal do t’ju vras. Do ta vras mamin se nuk më del inati që më ka futur në burg. Mos t’iu gjej te shtëpia”, citon 43-vjeçarja të ketë thënë kryefamiljari përmes telefonit të qelisë. Pa harruar se i shoqi e ka humbur qetësinë ndaj saj mbasi ajo e denoncoi dhe e dërgoi në burg për dhunë, gruaja shton se 46-vjeçari A. L pritet të dalë nga burgu në muajin shtator.

“Për këtë arsye jam e frikësuar sepse koha ikën shumë shpejt dhe kemi frikë se do na vrasë, mua dhe fëmijët tanë. Ju lutem më mbroni”, ka deklaruar gruaja në polici, e cila nga ana e saj thotë se përpos masave dhe hetimeve të nisura ndaj bashkëshortit të dhunshëm ka njoftuar me urgjencë njësinë për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo strukturë është ngarkuar me detyrën që të hartojë raportin dhe t’ia delegojë koordinatorit vendor për të ndjekur mirëqenien e të miturve dhe të nënës së tyre./GazetaSi


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate