9/21/2025 1:36:03 AM

Serbia kundër BE-së: Kosova nuk ka të drejtë të heqë targat

Duhet të lexoni

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit, Petar Petkoviç e konsideron jo të vërtetë deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha se Kosova ka të drejtë për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS.

Sipas Petkoviç, Stano ka folur në mënyrë të njëanshme dhe theksoi se në marrëveshjet e arritura për lëvizjen në vitet 2011 dhe 2016, thuhet se të gjitha targat do të regjistrohen në territorin e Kosovës dhe qytetarët do të mund të zgjedhin mes dy llojeve të targave, shkruan Euronews Serbia.

Ai theksoi se me lëvizjet e fundit të njëanshme të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e letërnjoftimeve dhe targave serbe me shënimet KM, PR, GL, Kosova po ushtron dhunë institucionale ndaj serbëve nga Republika e Kosovës.

Petkoviç thotë se kjo është shkelje absolute e të gjitha marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, që kërcënon paqen dhe stabilitetin e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës vendosi për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ÐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate