Duke nisur nga kjo e premte, 1 korrik, qytetarëve rusë do t’u nevojitet vizë për të kaluar në territorin ukrainas.
Vendimi për t’i dhënë fund regjimit pa viza u njoftua nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski pak ditë më parë, pas peticionit të nisur nga një qytetar ukrainas, shkruan CNN.
Zelenski mbështeti vendosjen e kontrolleve më të rrepta për hyrjen e qytetarëve rusë për shkak të luftës që po zhvillohet.
Ky vendim merret një dekadë pasi midis dy vendeve u lehtësua lëvizja e qytetarëve.
Më 24 shkurt, presidenti rus urdhëroi atë të cilën ai e quan operacion ushtarak në Ukrainë, ku synimi kryesor është çmilitarizimi i këtij shteti dhe shpëtimi i njerëzve në Donbas nga regjimi neonazist.
Për shkak të luftës, Rusia është sanksionuar nga shumë vende perëndimore, teksa nuk kanë munguar ndihmat për Ukrainën, ku së fundmi mori edhe statusin e vendit kandidat për në BE.