Edhe 167 raste me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Statistikat në fjalë vijnë pas 563 testimeve.