9/19/2025 6:43:59 AM

Ministri Murati fshin postimin ku ofendoi veteranët e UÇK-së

Duhet të lexoni

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u bë pikë sulmi për shkak të një statusi në Facebook më 1 tetor 2016, që si duket tashmë është fshirë.

Murati në atë status tërhiqte një paralele mes veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mercenarët, ku thoshte se “këta tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë më na dalë shumë ma shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Murati asokohe thoshte se po të angazhoheshin në luftën e fundit mercenarë me pagesë 2 mijë euro për tre muaj, ata do të kushtonin veç 120 milionë euro.

Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë më lirë – 3 muaj ka 2 mijë euro bëjnë 6 mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsej. Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me iu thanë”, pati shkruar Murati.

Por, pas rikthimit të këtij statusi në vëmendje, Murati ka marrë masa duke e fshirë postimin.

Kjo vërehet në llogarinë e tij, pasi në bazë të një fotografie të shpërndarë, postimi për veteranët është bërë më 1 tetor 2016, ndërsa dy postimet mes kësaj date janë “Beep for the sheep” me datë 28 shtator 2016 dhe tjetri që kishte të bëjë me Projektligjin për Trepçën e që mban datën 8 tetor 2016.

Rreth shkrimit të 2016-ës, të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ende nuk është deklaruar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate