9/16/2025 11:52:57 PM

PSD: Kryetarën e Speciales e presim me protestë

Duhet të lexoni

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar një proteste me rastin e vizitës në Kosovë të kryetarës së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Në një konferencë për media kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, tha se qëllimi i Speciales nuk është sjellja e drejtësisë por damkosja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata Speciale ka nisur tash e 7 vite. Me një qasje një-etnike ndaj luftës në Kosovë, me shkeljen e të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racist që shqiptarët i sheh si “kafshë që duhen zbutur”, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare”- tha Molliqaj.

Molliqaj tha se kjo protestë do të zhvillohet kurdo që do të ndodh vizita e Trendafilovas.

“Por, sido që të rrjedhin ngjarjet, dhe për kurdo që do të shtyhet vizita, protestë do të ketë. Nga qëllimi dhe mbajtja e protestës nuk heqim dorë. Ajo do të ndodh po atë ditë kur të konfirmohet vizita e znj.Trendafilova” – theksoi Molliqaj.

I pari i PSD-së shtoi se kjo gjykatë tani po mundohet që të merret me imazhin e saj.

“Kryetarja Ekaterina Trendalifova, anuloi vizitën e saj. Por cili është qëllimi apo kuptimi i takimit të një gjykate me shoqërinë civile? Tejet e çuditshme, apo jo? Gjykata Speciale tashmë as nuk po fshehet prapa drejtësisë. Ajo ka filluar të merret me imazhin e saj. Po bënë politikë “- shtoi ai.

“Tendecave që përmes këtyre takime të normalizohet përndjekja politike do t’u përgjigjemi pa hezitim. Me rezistencë” – shtoi kreu i PSD-së Dardan Molliqaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate