9/16/2025 11:24:14 AM

Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Duhet të lexoni

Turqia ka rënë dakord për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö përmes një deklarate.

Niinisto bëri me dije se gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, u shënua përparim në bisedimet e vendit të tij dhe Suedisë me Turqinë.

Të treja vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, pas një takimi kokë më kokë mes presidentit turk Erdogan, atij finlandez Sauli Niinisto, kryeministres së Suedisë Magdalena Andersson dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në reagimin e tij, ky i fundit e cilësoi politikën e dyerve të hapura të NATO-s një sukses për organizatën.

“Politika e dyerve të hapura të NATO-s është një sukses. Treguam se dimë t’i zgjidhim problemet përmes negociatave dhe me hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë do të jemi të gjithë më të sigurt”, deklaroi Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm saktësoi se detajet e memorandumit do të firmosen së shpejti, përfshirë këtu marrëveshjen mbi ekstradimin, që do të respektojë standardet evropiane.

Ndërkohë, presidenca turke, përmes një komunikate bëri të ditur se Erdogan kishte siguruar “bashkëpunimin e plotë” të Helsinkit dhe Stokholmit lidhur me shqetësimet e Ankarasë, për strehimin e militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Në këtë pikë, liderët e vendeve të NATO-s do t’i ftojnë zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën gjatë samitit, lëvizje që më pas do t’i hapë rrugë ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate