9/16/2025 12:37:00 AM

Statuja në bronz, zbulimi i fundit në Forumin Bizantin

Duhet të lexoni

Një statujë e vogël në bronz është gjetja më e fundit e ekspeditës shqiptaro-franceze në Forumin Bizantin të Durrësit. Mendohet të jetë perëndesha Afërditë.

Arkeologia franceze Catherine Abadie Reynal tregon se statuja e vogël, ende e mbuluar nga shtresat e kohës, pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të posaçme.

“Ka shumë gjetje, të tipeve nga më të ndryshmet. Këtu po ju tregojmë një statujë të vogël bronzi, ndoshta një perëndeshë. Objekti është ende i papastruar, sepse tani sapo u gjet. Ka nevojë për pastrim, trajtim dhe konservim, por dallohet qartazi që kemi të bëjmë me një personazh femëror. Për nga tiparet e lëvizjes dhe veshjes mund të jetë perëndesha Artemis, që na bën të kujtojmë sanktuarin e famshëm të Durrësit, për të cilin ka projekte studimore në vazhdim”, u shreh ajo.

Arkeologia rrëfen edhe për 2 gjetje të tjera mjaft të rëndësishme, të cilat vijnë sot si dëshmi e zjarrit shkatërrimtar që dogji qytetin antik.

“Kemi arritur të kapim nivelet e periudhës romake, më konkretisht janë dy shtresa nivele banesash, të shekullit II dhe III pas Krishtit. Të dyja banesat janë shkatërruar si pasojë e zjarreve masive, ku duken qartë gjurmët e djegieve që kanë shkatërruar banesat. Të frikësuar nga flakët, banorët nuk kanë pasur mundësi të marrin me vete objektet e përdorimit të përditshëm apo ato të kultit. Duken edhe trarët mbajtës të shtëpisë, të karbonizuara, si elementë shumë të rëndësishëm arkeologjik për të kuptuar funksionimin e ndërtimit”, tha Reynal.

Forumi Bizantin, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, krahas funksionit parësor për të cilin u ndërtua, ka pësuar transformime të shumta në rrjedhën e shekujve.

“Nga fundi i shekullit VII deri në shekullin XIV kemi gjetur të gjitha gjurmët e formave të ndryshme të ripërdorimit të strukturave të këtij monumenti, në funksione të ndryshme, brenda qytetit mesjetar. Muret ekzistuese të Forumit Bizantin janë ripërdorur në forma të ndryshme banimi, duke ngritur nivelet e përdorimit, etj”, theksoi arkeologia Brikena Shkodra.

Gërmimet e ekspeditës shqiptaro-franceze rinisën pas dy vitesh ndërprerjeje, për shkak të pandemisë së Covid-19.  Bashkëpunimi ka nisur që në vitin 2012 dhe ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi topografinë e Epidamne-Dyrrachion, apo e thënë ndryshe Durrësit antik.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate