9/18/2025 2:53:19 AM

Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s

Duhet të lexoni

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-s që do mbahet në Indonezi në nëntor, tha të hënën një këshilltar i Kremlinit.

“Ne kemi marrë ftesën zyrtare… dhe jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë,” u tha gazetarëve Yuri Ushakov.

Ai tha se me “shumë kohë” përpara samitit të 15-16 nëntorit në Bali, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.

“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shtoi Ushakov.

Gjatë pandemisë së COVID-19 në tetor, Putin iu bashkua virtualisht samitit të G20-s në Romë.

Indonezia, e cila mban presidencën e radhës të grupit këtë vit, shkaktoi polemika duke ftuar Rusinë në mbledhjen e ekonomive kryesore të botës.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ushtruar presion ndaj Xhakartës për të përjashtuar Moskën pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe akuzave për krime lufte.

Por kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tregoi të hënën se ai ishte ende i hapur për të marrë pjesë, pavarësisht nga prania e mundshme e Putinit.

Scholz, i cili aktualisht është nikoqir në samitin e G7-s të vendeve më të industrializuara, tha se do të merrte një vendim përfundimtar nëse do të merrte pjesë “pak para nisjes”.

Ai vuri në dukje se Indonezia ka ftuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha gjithashtu të dielën se ajo nuk përjashtoi mundësinë e uljes në të njëjtën tryezë me Putinin në G20.

Ajo tha se ishte “e rëndësishme t’i tregonim atij përballë se çfarë mendojmë për të”.

Kombet e G20-s përbëjnë rreth 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm ekonomik botëror, ndërsa G7-a kontribuon rreth 31 për qind./REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate