Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 15 vjeçari Ali Lita, ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drin në fshatin Potgorcë të Maqellarës.
15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.
I mituri është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.
Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.
Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në eskursion, pas mbarimit të klasës së 9-ntë.