9/19/2025 6:47:57 AM

Ish-nazisti 101-vjeçar deklarohet i pafajshëm për krime lufte

Duhet të lexoni

Një person 101-vjeçar, i cili ka punuar si roje në një kamp përqendrimi nazist, mohoi të hënën akuzat e ngritura ndaj tij për bashkëpunim në kryerjen e krimeve të luftës gjatë Holokaustit, teksa procesi gjyqësor po i afrohet fundit në Gjermani.

Josef Schuetz, personi më i vjetër që po përballet me gjyq mbi krimet naziste të Luftës së Dytë Botërore, akuzohet për përfshirje në vrasjen e 3,518 të burgosurve në kampin e ‘Sachsenhausen’ në Oranienburg, në veri të Berlinit, mes viteve 1942 dhe 1945.

Pensionisti, i cili jeton në shtetin e Brandenburgut, është deklaruar i pafajshëm gjatë të gjithë procesit gjyqësor, duke thënë se nuk ka bërë “absolutisht asgjë” dhe se nuk ishte në dijeni të krimeve makabre që po ndodhnin në kampin e përqendrimit.

“Nuk e di se përse ndodhem këtu”,  deklaroi ai sërish gjatë mbylljes së procesit, me zë të dridhur.

I veshur me një fanellë gri dhe i ulur në karroce, Schuetz këmbënguli se nuk kishte të bënte aspak me krimet e përmendura dhe se “po thoshte të vërtetën”.

Prokurorët thonë se ai “me qëllim dhe me vetëdije” kishte marrë pjesë në krimet e ndodhura dhe se kërkonin një dënim prej pesë vitesh burgim për 101-vjeçarin.

Por avokati i Schuetz, Stefan Waterkamp, tha se përderisa nuk ekziston asnjë foto e tij, veshur me uniformën e SS-ve, çështja bazohej “në sugjerime” të përfshirjes së tij të mundshme.

“Që nga viti 1973, prokurorët kishin informacione mbi të por nuk i hetuan. Në atë kohë, dëshmitarët mund të dëgjoheshin por tashmë ata kanë vdekur të gjithë dhe nuk flasin dot”, deklaroi Waterkamp.

“Do të ishte e papranueshme për gjykatën që të mundohet të korrigjojë “gabimet e gjeneratës paraardhëse të gjyqtarëve”, deklaroi avokati.

Antoine Grumbach, 80 vjeçar, babai i të cilit vdiq në Sachsenhausen, tha për AFP-në se Schuetz “nuk dëshiron të mbajë mend”, duke e quajtur këtë “një formë mbrojtjeje”.

Gjyqi nuk ka të bëjë vetëm me burgosjen e një personi 101 vjeçar, tha ai. Gjatë seancave u paraqitën prova se Sachsenhausen ishte një kamp eksperimental shfarosjeje.

“Të gjitha mënyrat më mizore u shpikën atje dhe më pas u eksportuan në kampet e tjerë”, – deklaroi Grumbach.

Vendimi pritet të jepet të martën më 28 qershor./REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate