9/17/2025 3:03:17 AM

Hapet pishina e Gërmisë, këtë vit pritet fluks më i madh

Duhet të lexoni

Mëngjesin e sotëm është hapur pishina e Gërmisë duke iu krijuar qytetarëve të kryeqytetit që të kenë një mundësi më shumë për të kaluar ditët e nxehta të verës. Dyert për të gjithë qytetarët u hapën në ora 10:00, pasi paraprakisht u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një sezon të mbarë.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing” që ka nën mbikëqyrje pishinën e Gërmisë, Liridon Llapashtica, deklaroi për KosovaPress në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Ai shtoi se në kuadër të kujdesit për pushuesit këtë vit kanë angazhuar 12 shpëtimtarë.

“Sikurse sezonet e tjera verore edhe ne sezonin 2022 ndërmarrja ‘Sport Marketing’, e ka marrë më shumë përgjithësi dhe përkushtim pjesën e hapjes së pishinës së Gërmisë, për qytetarët e Prishtinës. Normalisht sipas kalendarit dhe dinamikës së punës që është paraparë kemi qenë gati para një jave për ta hapur pishinën, por për arsye të motit, temperaturave jo të qëndrueshme, kemi ardhur deri në 25 qershor. [..] Jemi të përgatitur në të gjithë sektorin duke filluar prej sektorit të mirëmbajtës, ku kemi angazhuar ekipet tona për të siguruar klorin dhe kimikate të tjera që përdorën për pastërtinë e ujit, pastaj në aspektin e pjesës shëndetësorë është autoambulanca e cila qëndron këtu gjatë gjithë kohës, brenda hapësirës së pishinës, në aspektin e sigurisë shpëtimtarët, në të gjitha sektorët sot jemi gati”, ka thënë Llapashtica.

Llapashtica tregoi se pritshmëritë për këtë sezon janë më të mëdha se dy vitet e kaluara, ku fluksi i qytetarëve nuk ka qenë shumë i madh për shkak të pandemisë.

“Siç e dimë dy vitet e fundit jemi përballur me pandeminë, ka qenë mjaftë e vështirë, si për qytetarët ashtu edhe për ne si menaxhment të mbahet distanca… Këtë vit e kemi parë që pandemia nuk është më në mesin tonë dhe presim shumë më shumë qytetarë, besoj që edhe ata e kanë fituar lirin e plotë për t’u drejtuar pishinës të Gërmisë dhe të freskohen pa ndonjë frikë”, tha Llapashtica.

Qytetarët e parë që u panë në pishinë u shprehen të kënaqur me atë çka panë. Qytetari Fisnik Ahmeti u shpreh i kënaqur me rregullimin e pishinës së Gërmisë.

“Uji është i mirë, sa nuk ka njerëz është i mirë, kur mbushet plotë, ndoshta pak fillon të humb pastërtinë. Për momentin është mirë, unë zakonisht dal në mëngjes. Mirë është pasi nuk ka qenë që dy vite, na ka marrë malli pak”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa qytetari Isuf Metolli, tha për KosovaPress se është dashur të merren më shumë me pishinën.

“Nuk është edhe aq keq, mirëpo sikur t’i kishin ngjyrosë edhe ish dukë mirë, edhe për sy të njeriut dhe për të gjitha, mirëpo kanë prituar t’i japin një ngjyrë. Unë prej fëmijërisë, edhe kur ka qenë liqen, vetëm do gurë kanë qenë këtu, rrethoja nuk ka pas. Vij shpesh bëj përgatitje deri të shkoj në bregdet. Vetëm ajo ngjyra që i mungon pastaj duket i papastër, por i pastër është, edhe do ditë”, tha Metolli.

Vitin e kaluar kjo pishinë ishte hapur me një muaj vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa edhe numri i personave të lejuar brenda saj ishte i limituar, ndërsa këtë vit i është rikthyer normaliteti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate