9/23/2025 9:44:05 PM

Qeveria e Kosovës shpalli vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës

Duhet të lexoni

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.

Në hapje të konferencës së organizuar nga Zyra e Kryeministrit, u theksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

“Qëllimi ynë i përbashkët është që Kosova të ecë përpara në vitin 2022, duke garantuar që të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, pavarësisht nga gjinia, origjina racore apo etnike, feja apo besimi, mosha apo orientimi seksual, të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore, të kenë mundësi të barabarta dhe qasje të barabartë”, tha në hapje të konferencës Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, znj. Emilia Redžepi.

Në konferencë u bë prezantimi i kalendarit të aktiviteteve për vitin 2022, që përmban një grup ambicioz aktivitetesh që fokusohen në shëndetësi, drejtësi, siguri, edukim, arsimim, punësim, qasje, mirëqenie sociale, kulturë dhe sport.

Folës në konferencën e sotme ishin edhe Annacarin Platon – ushtruese e detyrës së Shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Naim Çelaj – Avokat i Popullit, Habit Hajredini – Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Afrim Maliqi – Drejtor i HANDIKOS, Sebahate Hajdini Beqiri nga Down Syndrome Kosova, Daut Tishuki nga Shoqata e të Verbërve, Cenë Krasniqi nga organizata Autizmi dhe Enver Kurtalani nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.

Kjo konferencë u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova gjithëpërfshirëse”, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate