9/17/2025 8:21:17 AM

Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Europës

Duhet të lexoni

Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim. Vonesat për shqyrtim të aplikimit të Kosovës po konsiderohen burokratike, por megjithatë, vlerësohet se ka qenë momentumi i duhur për të aplikuar, pavarësisht kritikave se Kosova është dashur të presë deri sa të sigurohen shumica e votave në Këshill. Ndërkohë, ani pse shtetet kyçe të BE-së kanë mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në KiE, avancimi tutje ndërlidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi.


Analisti politik, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress se Kosova nuk mund të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur momentumin e duhur. Prandaj, sipas tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE ka qenë i duhur, pavarësisht vonesave të mundshme për shqyrtim të njëjtit.

“Momentumi ishte që ne të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Tash mbetet të shihet në procedurat e brendshme burokratike që i ka Këshilli i Evropës. Andaj Kosova nuk mundet të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur ndonjë momentum sepse kurrë ai momentum nuk mund të arrihet në një situatë të cilën jemi, duke marrë parasysh krizën dhe luftën që e kemi në Ukrainë”, deklaron Raci.

Mirëpo, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se avancimi i Kosovës në skemën ndërkombëtare është i ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

Vendet kyçe të BE-së kanë mbështetur aplikacionin tonë, këtë e kanë konfirmuar qartazi, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, megjithëse kjo e fundit ka nënvizuar ndërlidhjen me dialogun. Këtu besoj se duhet të jetë vëmendja e institucioneve tona, në sytë e partnerëve tanë, por edhe në sytë e ShBA-ve, çdo avancim i yni në skemën ndërkombëtare është i lidhur me dialogun. Andaj aktet sikur marrëveshja për udhërrëfyesin në funksion të zbatimit për energjinë të vitit 2013 është hap i duhur dhe i cili do të mbështes aplikacionin tonë për Këshill të Evropës. Prandaj vëmendja duhet të jetë aty që të avancojë dialogu dhe të krijojë mjedis të favorshëm për faktorizimin tonë ndërkombëtar”, thotë ai.

Ditë më parë, në një postim në Twiter, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Qeveria e Kosovës është dashur të presë për siguruar se ka shumicën e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ndonëse shumë njerëz mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, të gjithë ata këshilluan Qeverinë që të presë për ta dorëzuar aplikacionin për t’u siguruar se ekziston shumica (e votave) në Këshill përpara aplikimit. Pak a shumë këtë thanë të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të këtij viti, derisa nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj. Tashmë shpresat për shqyrtim të aplikacionin janë në mbledhjen e radhës, e cila është vitin e ardhshëm.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate