Kuvendi nuk e ka kaluar Projektligjin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti.
Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenoi, njofton Klankosova.tv.
Pas mosmiratimit të Trust-it, deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën.
Kuvendi po i vazhdon punimet e seancës me pikat e tjera të rendit të ditës, njofton Klankosova.tv.