11/11/2025 10:03:58 PM

Në vitin 2021 janë paguar mbi 465 mijë euro për pensionistët e vdekur

Duhet të lexoni

Mbi 465 mijë euro pensione janë paguar nga Ministria e Financave për 3,314 persona, edhe pse përfituesit e këtyre pensioneve kishin vdekur.

“Nga krahasimi i të dhënave/regjistrave ndërmjet MFPT dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil kemi gjetur se gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 3,314 pagesa, në vlerë totale 465,121 euro për pensione pas vdekjes së përfituesve”, thuhet në gjetjen e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Raporti i auditimit për Ministrinë e Financave vë në pah se pagesat pas vdekjes së përfituesve, kanë ndodhur si rezultat i ndërprerjes së lajmërimit të pensionistëve për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia, që nga muaji mars 2020.

Ku si rezultat, vdekjet e përfituesve nuk ishin regjistruar me kohë në ARC, dhe ministria nuk ishte e informuar për rastet”, thuhet në raport.

Përfitimi i pensioneve nga personat e punësuar dhe mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave, sipas Auditorit shkakton pagesa të parregullta, duke dëmtuar kështu buxhetin e ministrisë.

Rekomandimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit ishte që të analizohet në thellësi kjo çështje dhe të shqyrtohet mundësia e kthimit të mjeteve.

“Ministri duhet të analizojë në hollësi çështjen e pagesave më sipër dhe të shqyrtojë mundësitë për kthimin e tyre nga shfrytëzuesit në llogarinë e buxhetit. Gjithashtu duhet të sigurojë forcimin e kontrolleve të brendshme përmes komunikimit në kohë reale në mes të regjistrave me regjistrin civil, të bëj krahasime sistematike të listave të përfituesve me informatat e marra nga ATK dhe regjistrit civil, si dhe të krijojë një komunikim më efektiv ndërmjet databazave të skemave pensionale”, rekomandon Auditori.

Nga menaxhmenti i Ministrisë së Financave janë pajtuar me gjetjen e raportit.

Për më tepër, nëpërmjet letrës së konfirmimit, të datës 26 maj 2022, nga ministri Hekuran Murati  konfirmohet se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit, pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për “Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për vitin 2021”.

Burimi: Zyra Kombetare e Auditimit (ZKA)


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate