2/16/2026 2:09:57 PM

Paralajmërohet zhbllokimi i liberalizimit të vizave: Mund të ngritet si çështje në Këshillin e Evropës

Duhet të lexoni

Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë se vendet e tyre po bëjnë përpjekje që nga Samiti i BE-së, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, të shprehet mbështetje e qartë politike për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo do të shërbente pastaj si një pikënisje për procedurën, e cila do të inicohet në grupet punuese të Këshillit, ku edhe do të merreshin vendimet.

Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.

Komisioni këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në pranverë të këtij viti.

Ndërkohë, edhe Parlamenti Evropian ka mbështetur dhe ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mbështetjen e Parlamentit Evropian e ka përsëritur të mërkurën edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas takimit që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Metsola ka shkruar në Twitter se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa”.

Por, çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së.

Tash, pasi çështja është ngritur në nivelin më të lartë politik dhe liberalizimin e vizave e kanë mbështetur disa liderë të vendeve anëtare edhe publikisht, janë rritur gjasat që të nisë pocedura.

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka qenë i paraparë që të jetë formalisht në agjendë, por është përmendur mundësia që të shprehet mbështetje politike.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili foli me gazetarët për përgatitjen e samitit, tha se “nuk përjashtohet mundësia që dikush nga liderët ta ngrisë këtë çështje në takimin e Këshillit Evropian”, por shtoi se “nuk ka indikacione të qarta sipas së cilave do të mund të thuhet se heqja e regjimit të vizave do të ndodhë”.

Në pyetjen se a kanë hequr dorë nga kundërshtimi i tyre vendet si Franca dhe Holanda, ai tha se “për këtë duhet pyetur Francën dhe Holandën”.

Burimet diplomatike vazhdojnë të thonë se, pa marrë parasysh se a do të përmendet apo jo formalisht në ndonjë deklaratë nga BE-ja, çështja e liberalizimit nuk përjashtohet që të zhbllokohet dhe të nisë procesi në grupet përkatëse punuese të BE-së.

Por, kjo është një procedurë që zgjat dhe nuk mund të paragjykohet afati kohor se kur do të mund të ndodhë.

Në samitin e Bashkimit Evropian, do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainësdhe Moldavisë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate