2/15/2026 7:29:12 AM

Pranoi se goditi nxënësin me shuplaka pasi imitoi kafshë në orë mësimore, mësimdhënësi dënohet me 8 muaj burgim me kusht

Duhet të lexoni

Suharekë – Mësmdhënësi R.K., është dënuar me tetë muaj burgim me kusht për akuzën se e kishte goditur me shuplaka në kokë nxënësin 11-vjeçar K.K, ngase ky i fund kishte imituar kafshë me zë gjatë orës së lëndës së Biologjisë në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh”, në Komunën e Suharekës.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Suharekë, Qemail Suka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit në fjalë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në shqyrtimin fillestar të 27 prillit të këtij viti, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Elfete Purova, i akuzuari K. e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Për veprën penale penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti, dhe po ashtu për veprën tjetër penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti.

Më pas, gjykata i ka shqiptur të akuzuarit dënim unik me burgim me kusht prej tetë muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 17 janar 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj R.K., me arsyetimin se ai në tetor të vitit të kaluar në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh” të Komunës së Suharekës, në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë  dinjitetin e personit tjetër – fëmiut 11-vjeçar K.K.

Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari në cilësinë e mësimdhënësit po mbante orën e Biologjisë, i dëmtuari – nxënësi dyshohet se gjatë zhvillimit të orës mësimore kishte penguar procesin mësimor duke bërë zhurmë dhe duke imituar kafshë me zë, dhe në ato momente mësimdhënësi papritmas  kishte shkuar te tavolina e nxënësit ku e kishte goditur me shuplaka në kokë, duke i  shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime  rezultojnë me lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me këtë, R.K. akuzohej ka kryer veprrat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

She¨nim: Personat e pe¨rmendur ne¨ ke¨te¨ artikull konsiderohen të pafajshe¨m, pe¨rvec¸ ne¨se nga gjykata ve¨rtetohet se janë fajtore¨ me vendim te¨ forme¨s se¨ prere¨.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate