2/14/2026 8:48:55 PM

Çavusoglu kërkon më shumë investime kosovare në Turqi, flet për një investim në fushën e energjisë në Kosovë

Duhet të lexoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Davut Cavusoglu ka folur në konferencë për media pas takimit që pati me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Në këtë konferencë për media, Cavusoglu ka bërë të ditur se është ndarë i kënaqur me bisedat që ka zhvilluar deri më tani në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka njoftuar se në Mamushë do t’i vizitojë komunitetin turk dhe gjithashtu ka folur për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve. Gjithashtu zhvillimet në botë dhe ndikimi i tyre në vendet respektive ishte çështje që u diskutua mes tyre, ndërsa Cavusoglu tha se e mbështesin Kosovën në integrimin ndërkombëtar.

“E dashura Donika, dua të ju falënderoj për ftesën dhe ndihem i kënaqur që jam në Prishtinë dhe më herët iu pata premtuar se do ta vizitoj Kosovën si përgjigje e vizitës suaj dhe këtë e realizova. Isha në një vizitë ballkanike ku i përfshiva 5 vende dhe sot jam në ditën e fundit. Gjatë takimit ne biseduam për gjëra për të cilat mbetëm të kënaqur edhe mbrëmë në darkë patëm mundësi edhe me kolegët tjerë ministra të bisedojmë dhe jemi të gatshëm t’i zgjerojmë në të gjitha anët lidhjet bilaterale. Sot do të takohemi edhe me presidenten edhe me kryeministrin dhe do të shikojmë mundësitë se si t’i zgjerojmë edhe më tutje raportet tona. Komuniteti turk dhe kosovarët në Turqi i shohim si ura lidhëse dhe ne do të takohemi me komunitetin turk. Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale dhe diskutuam çfarë mund të bëjmë më tutje. I diskutuam edhe zhvillimet globale dhe rajonale dhe në këtë kontekst vlerësuam ndikimet në Turqi dhe Kosovë të këtyre zhvillimeve. Aktualisht e mbështesim edhe njëherë dua ta përsëris se e mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe integrimin në organizata ndërkombëtare. Dhe e mbështesim edhe angazhimin në instanca si organizata euroatlantike dhe organizata të tjera.”, tha Cavusoglu.

Më tutje, ai është shprehur se marrëveshja e tregtisë së lirë ka prodhuar rezultate pasi është dyfishuar eksporti turk në Kosovë dhe është shënuar rritje prej 20 përqind e eksportit të Kosovës në Turqi.

Cavusoglu ka kërkuar gjithashtu që të rriten investimet kosovare në Turqi.

“Marrëveshja jonë e tregtisë së lirë ka hyrë në fuqi vitin e kaluar në qershor por ka disa qarqe që kanë udhëhequr kampanja kundër implementimit të kësaj marrëveshjeje. Por kjo marrëveshje ka kontribut të qartë sepse vitin e kaluar është rritur për 53 përqind tregtia mes dy vendeve. Eksporti i Turqisë në Kosovë është dyfishuar, në çerekun e parë të këtij viti është rritur për 20 përqind eksporti i Kosovës në Turqi. Kjo nuk mjafton sepse besojmë që Kosova ka më shumë produkte që mund t’i shesë në Turqi. Ne duam të realizojmë sa më shpejtë komisionet e përbashkëta ekonomike dhe për këtë do t’i mbledhim forumet biznesore për këtë. Një dimension tjetër i ekuilibrit është që të rriten investimet e Kosovës në Turqi sepse në Kosovë ekzistojnë investime turke që kanë krijuar rreth 10 mijë vende të punës dhe në këtë formë edhe kanë shtuar eksportin e Kosovës për në vende të treta. Ne duam të sigurojmë mundësitë që edhe firmat kosovare të investojnë edhe më tutje në Turqi. Dua t’i inkurajojmë biznesmenët tanë ta bëjnë këtë edhe më shumë. Një firmë e kafesë ka investuar në Turqi dhe më erdhi mirë.”, tha Cavusoglu.

Tutje, ai ka bërë të ditur se Turqia është e gatshme për një investim në fushën e energjisë së ripërtëritshme ku ka thënë se do të kryhet për 1 vit.

“Në fushën e energjetikës duhet të bëhen edhe më shumë punë, me rritjen e çmimit të energjisë, tashmë është si temë kryesore dhe në këtë fushë, kompanitë tona, posaçërisht në energjinë e ripërtëritshme, solare dhe të erës janë të gatshme të investojnë dhe nuk duan garancë të blerjes. Financimin do ta sigurojnë vet dhe për 1 vit do ta kryejnë investimin. Për këtë ka interesim të firmave të fuqishme, në mënyrë që Kosova të eksporojë rrymë.”, tha ai.

Cavusoglu sot do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu. /Lajmi.net/ 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate