2/14/2026 2:47:54 PM

Që fëmijë mes krimit/ Kush është mafiozi malazez i vrarë sot me 5 plumba, u mbijetoi disa atentateve

Duhet të lexoni

Milic Minja Shakoviç, pjesëtar i një klani të rrezikshëm mafioz në Mal të Zi u ekzekutua  mëngjesin e sotëm me 5 plumba nga një person ende i paidentifikuar.

Shakaviç ishte pjesëtar i klanit “Skaliari”, të cilët janë rivalë të përjetshëm të klanit tjetër mafioz, atij “Kavaç”. Lufta mes tyre ka sjellë dhjetëra të vdekur deri më tani duke vrarë njeri-tjetrin jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Evropë, përfshi Austrinë dhe Greqinë.

Shakoviç i ekzekutuar mbrëmë në Budva ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga roje sigurie, por duket se natën që u vra kishte neglizhuar pak duke i dhënë shansin e artë kundërshtarëve që ta vrisnin.

Mediat lokale raportojnë se Milic Minja Sakoviç ka qenë shpesh në shënjestër të klanit rival gjatë viteve të fundit duke i mbijetuar atentateve vazhdimisht. Por kësaj radhe vrasësit i kishin marrë masat mirë duke e ekzekutuar 20 minuta para mesnate, pranë shtëpisë së tij në Budva.

Shakoviç mbijetoi më 8 shtator 2017, pasi vrasësit e qëlluan me automatik me pesë plumba në kafenenë “Auto Zeta” në qendër të Podgoricës, derisa kishte futur makinën në një lavazh aty pranë.

Në atë sulm, për shkak të numrit të madh të plumbave të automatikut të lëshuara drejt tij, u vra djali i pronarit të lavazhit, Ivan Nedoviç. Ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, por rastisi në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Shakoviç mbijetoi atë ditë edhe falë ndërhyrjes së vëllait të tij, i cili më të parë vrasësin u hidh sipër të vëllait duke e shtrirë në tokë me qëllim që t’i shpëtonte plumbave.

Pak vite më pas, pikërisht në mars 2021, policia arrestoi një grup personash të akuzuar për organizimin e një tjetër atentati ndaj tij.  Bëhet fjalë për një grup prej pesë personash, të dyshuar se po organizonin një atentat ndaj tij, kësaj radhe me snajper nga një shtëpi pranë zonës që frekuentohej prej Shakoviçit.

Shakoviç ka qenë i përfshirë në botën e krimit që në vegjëli. Ai rezulton të ketë kryer një vrasje që në kohën kur nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Bëhet fjalë për gushtin 2005 kur ai vrau 26-vjeçarin Miro Baosiç. Ai bashkë me të vëllain u fshehën në shkurre duke pritur të kalonte Baosiç. Pas e qëlluan disa herë, ata u larguan, ndërkohë që ai vdiq në spital.

Policia e kapi Shakoviçin atëherë dhe e dënoi me dhjetë vite burg, por për shkak të moshës së re, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin duke e dënuar me riedukim. Vëllai i tij u dënua me 12 vite burg, por më pas edhe atij iu reduktua. Ata e vranë 26-vjeçarin pas disa konfliktesh të vazhdueshme me të.

Vëllai i Shakoviçit, Millosh Shakoviç, 31vjeç, u vra më 31 mars 2018 në qendër të Podgoricës teksa ishte ulur në lokalin “Forum”. Në sulm mbeti i vrarë edhe një viktimë aksidentale, Radivoje Jovanoviç, i cili ishte ulur në tavolinën ngjitur kur vrasësi i maskuar qëlloi.

Nga ana tjetër, policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviçit me dyshimin se ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur si Sale Mutavi, i cili u vra pasi vrasësit e ndoqën atë, më 13 tetor 2016 në Beograd.

Shakoviç u arrestua atëherë kur policia gjeti dy pistoleta me nga 15 plumba në karikator në një ndarje të veçantë në makinën e tij të blinduar. Shakoviç u lirua pas marrjes në pyetje pasi shoku deklaroi se armët i përkisnin atij.

Ai u arrestua edhe më 7 shkurt 2019 në Podgoricë me dyshimin se ka tentuar të vrasë dy anëtarë të klanit kriminal të Kavaçit më 27 mars 2016 në Kotorr. Administrata e Policisë më pas bëri të ditur se të dyshuarit për tentativën e vrasjes së liderit të supozuar të klanit Jovan Vukoviç ishin vrarë.

Pas arrestimit të tij para prokurorit dhe gjykatësit hetues, Sakoviç pretendoi se ai nuk ishte në Kotorr natën kur u qëlluan Vojin Stupar dhe Milos Radonjiç.

Prokuroria dyshoi se atë natë Dedovic, i vrarë në Athinë, ishte pas timonit të “BMW”-së me të cilën ai, Vukotiçi dhe Sakoviçi ua bllokuan rrugën Stuparit dhe Radonjiçit dhe qëlluan në drejtim të tyre.

Sipas prokurorisë, Vukotiçi ka qenë i pari që ka qëlluar në momentin kur Stupari dhe Radonjiç kanë zbritur nga automjeti dhe kanë filluar të ikin. Në këtë moment sipas policisë, nga BMW-ja kanë dalë Dedoviç dhe Sakoviç duke qëllua disa herë në drejtim të viktimave. Për shkak të kësaj, Sakoviç ishte në paraburgim për gjysmë viti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate