9/22/2025 10:12:44 PM

Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, jepet masa e sigurisë për 50-vjeçarin

Duhet të lexoni

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për 50-vjeccarin Festim H. i cili u arrestua 3 ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.

Ngjarja ka shokuar prej disa ditësh opinionin publik, ndërsa ditën e sotme i akuzuari është përballur për herë të parë me gjykatën e cila ka vleftësuar arrestimin e tij nga policia dhe ka caktuar si masë shtrënguese “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Festim H. nuk i ka pranuar në asnjë rast akuzat që ngrihen ndaj tij, ndërsa në seancë avokati mbrojtës i 50-vjeçarit ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit personal me një më të butë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit. Sipas tij, i arrestuari ka pësuar një trombozë dhe ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në Angli dhe gjatë kësaj kohe të qëndrimit jashtë ishte shpallur në kërkim.

Gjyqtari i seancës Paulin Çera nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi kërkesën e akuzës. Festim H.  është kapur menjëherë pas kthimit në Shqipëri. Policia e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”. Arrestimi u bë mbi bazën e denoncimit dhe dyshimeve se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçare, vajzën e të vëllait.

Në njoftimin e saj, policia vendore theksonte se i arrestuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie kundër dëshirës së mbesës. Kjo rrethanë e rëndon më tej pozitën e 50-vjeçarit nëse provohet se e ka kryer këtë vepër penale që parashikon një dënim deri në shtatë vjet burgim. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe pretendimet e palëve.

Për mbrojtjen e Festim H. nuk ekziston një fakt penal që të mbështesë akuzën dhe mbajtjen e tij në paraburgim. I arrestuari është i divorcuar dhe me fëmijë. Ai njihej si person pa probleme me ligjin deri në momentin kur është denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate