5/19/2024 4:36:31 PM

Shqiptarja 48 orë e vdekur, flet burri: Ja pse njoftova policinë dhe mora arratinë

Duhet të lexoni

Një grua shqiptare ka vdekur në Gizi, një lagje e vjetër e Athinës në Greqi dhe policia po kërkon të shoqin edhe pse ai këmbëngul se nuk ka gisht në ngjarje.

Miranda, është gruaja 62 vjeçare nga Shqipëria e cila prej vitesh jetonte në këtë shtëpi që shikoni në galeri, mes një varfërie siç duket nga kushtet e brendshme.

Të shtunën e sotme, ora 11.00, bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë dhe ka thënë se gruaja e tij është rrëzuar dhe është goditur.

Para se të bënte telefonatën, bashkëshorti ka folur me fqinjin e tij duke i thënë se e shoqja nuk ndjehej mirë dhe të dy bashkë morën urgjencën në telefon.

Por burri nuk ka qëndruar në banesë duke pritur autoritetet sepse është zhdukur.

Burri kërkohet nga Sigurimi për të dhënë shpjegime dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vepër penale apo jo.

Kur policia dhe ambulanca shkuan në banesë, e gjetën të vdekur gruan. Ata konstatuan se e ndjera kishte vdekur prej 48 orësh. Trupi i të ndjerës kishte të nxira.

Fqinjët i thanë policisë se gruaja kishte probleme shëndetësore, kështu që mavijosjet mund të kenë ardhur edhe prej tyre.

Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës. Raporti i mjekut ligjor pritet të hedhë dritë mbi shkakun e vdekjes së 62-vjeçares.

Burri, sipas hetimit policor që citon noa.al, kur ka telefonuar autoritetet ka thënë se do të largohej dhe do ta linte derën hapur, pasi ndodhet ilegalisht në vend dhe ka frikë se mos e arrestojnë.

E ndërkohë, pamjet që vijnë nga brenda shtëpisë janë tronditëse. /noa.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Pas daljes nga BBV, Graciano dhe Argjira fotografohen të qeshur në praninë e njëri tjetrit

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz ditët e fundit, kjo p ...

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bashkë! Ja ç’ndodhi mes çiftit

Nëse keni hapur këtë artikull me siguri doni të dini përgjigjen e një prej pyetjeve më të shpeshta të k&e ...

Sir Paul McCartney muzikanti i parë miliarder në Mbretërinë e Bashkuar

Sir Paul McCartney është bërë muzikanti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që bëhet miliarder, sipas Su ...

Jetë / Stil

Këto janë gratë më të pasura në botë, ja si i ndërtuan pasuritë e tyre!

Pasuria neto: 36.2 miliardë dollarëSavitri Jindal, gruaja më e pasur në Indi, përshkruhet si një biznesmene mendjempreht ...

Roli i familjes në edukimin e adoleshentëve

Fjala ”adoleshencë” rrjedh nga fjala latine “adolescere”, që do të thotë “rritem” ose “p ...

Proteina është e njohur për t’ju dhënë energji

Nevojat dietetike të çdo personi janë të ndryshme, por nëse i shihni këto efekte në trupin tuaj, mund të jet ...

Sport

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Pozicioni i Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës ka qenë gjithnjë e më i paqëndrueshëm në ditët e fundit. ...

Manchester United-Arsenal, formacionet zyrtare

Manchester United dhe Arsenali luajnë kryesfidën e xhiros së 37-të në kuadër të Premier League.Ndeshja fillon nga o ...

Emër surprizë në listën e Milan, kuqezinjtë pas trajnerit që drejton në Premier League

Drejtuesit e Milan vijojnë nga puna për të gjetur një zëvendësues për trajnerin Stefano Pioli me të cilin prit ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate