9/20/2025 9:45:35 PM

Fatmir Limaj rrëfen historinë e ndarjes me Hashim Thaçin

Duhet të lexoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për marrëdhëniet e tij me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi dhe Limaj kanë qenë në PDK për shumë kohë derisa Limaj u largua dhe themeloi Nismën bashkë me disa anëtarë tjerë të PDK-së.

Ai në emisionin Pressing në T7 ka treguar për raportet e tij me Thacin. Së pari ai tregoi raportet me të menjëherë pas kthimit nga Haga.

“Shikoni, së pari e di që ka pasur lloj-lloj komente në drejtim të meje se është dashur të bëhet kështu e ashtu. Nuk duhet të humbim shpirtin, ambicia ka kuptim kur nuk dëmtohet tjetri ose vendi. Njerëzi pa ambicie nuk arrijnë asgjë. Janë vlerë në botën perëndimore, por ju që të sundojë ose rrënoj si karakter njerëzor. Derisa si njerëz dini si të ruani ambicien pa e rrënuar karakterin njerëzor atëherë është në rregull. Nuk është se nuk e di se nga po vija dhe me cfarë potenciale. Por e dija se në cfarë gjendje ishte Kosova. Kishin filluar negociatat në Vjenë. Kishin filluar bisedimet për decentralizimin. Në Vjenë e kisha takuar Lutfi Hazirin, andaj e mbajë mend. Në atë situatë duhet unitet. Nuk duhej pozitë e opozitë. E ndërtuam një ekip dhe kishim shkuar në negociata”, tregon Limaj.

Ai thotë se situata në Kosovë ishte e vështirë me të gjitha zhvillimet që po ndodhnin. Por ai shton se do të përkrahte përsëri Thacin që të bëhej kryeministër po të mund ta kthente kohen.

“Asnjëherë nuk ka pasur aso situata. Nuk isha kthyer nga pushimet në deti. Por nga një dramë e madhe. Kisha nevojë për pushim. Nuk kisha pushuar fare. Atë kohë duhej uniteti politik.  E dija se ardhja ime i kishte shërbyer atij uniteti. Ju kujtohet fjalimi im në Kuvend. Kryekuvendar ishte akademik Daci. Kishte tensione në parlamentin e parë  me të. Më ftoi të flisja si qytetar i lirë. Njëfarë mënyrë ardhja ime i shërbeu këtij uniteti. Kishim filluar bisedimet me Presidentin Rugova, pasi kishte hezitime për të shkuar në Grupin e Unitetit. Në PDK sidomos. Nuk janë lehtë të merren ato vendime. E di rolin tim aty. Dhe në raport me akademikun. Pastaj ndodhi vdekja e Presidentit Rugova dhe vazhdoi ashtu si vazhdoi. Të gjithë potencialin e kam harxhuar që ta kemi Hashim Thacin kryeministër. Të gjithë angazhimin e kam pasur që PDK të fitojë e Thaci të jetë kryeministër. Do ta kisha bërë përsëri. Zoti Thaci e di se më kanë ofruar poste e nuk i kam pranuar. Ka pasur mbështetje lojale. Nuk ka pasur në Ballkan mbështetës më lojal. Jo vetëm unë, por të gjithë”, tregon Limaj,

Ai tregon se Thacin e ka pasur mik dhe se me të, e me bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë një lidhje të veçantë.

“E kam pasur mik. Atë dhe të gjithë. Jam sjellë dhe e kam përjetuar si mik. Jo vetëm atë, por të gjithë bashkëluftëtarët. Nuk kemi luajtur një lojë futbolli dhe nuk kemi shkuar në shkollë fillore apo një banket. Kemi ndarë jetën dhe vdekjen. Kemi dalë para plumbit që të ndajmë jetën dhe vdekjen. Asnjëherë nuk kemi futur politikën përpara. Besoj se ajo që kemi pasur ka qenë përpara. Nuk ka kalkulime në luftë. Vetëm një është. Liria. Besoj që me qindra shokë e bashkëluftëtarë e kemi ndarë. Jo vetëm me të, e përsëris. Edhe me Rexhep Selimin, që mos të pyesni më pastaj”, përfundon Limaj. /Gazaeta Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate