11/20/2025 7:52:48 PM

Dugolli: Pozita po përballet padrejtësisht me protestat e veteranëve, askush nuk ndihet mirë me skena të tilla

Duhet të lexoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ligji për veteranët nuk ndërlidhet me atë të pagës minimale. Kjo sepse sipas tij, në ligjin e ndryshuar në vitin 2017, është fshirë neni 18, i cili i ndërlidhte pagesat për veteranët me pagën minimale

“Mjerisht ajo që pamë ishte se shoqatat e dalura nga lufta po instrumentalizohen nga politika dhe historia e kësaj proteste dhe këtij refuzimi që ndodhi sot, është një histori pesë vjecare e cila lidhet pikërisht me këto parti politika të cilat ishin atëherë në pushtet në 2016-2017, të cilat e patën plotësuar-ndryshuar ligjin për veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta, të cilët e patën larguar nenin 18 i cili e ndërlidhte pagesat për veteranët me pagën minimale”, ka thënë ai.

Sipas Dugollit, pozita po përballet “padrejtësisht” me një kauzë të cilën siç thekson ai “po e sforcojnë këto parti politike”.

“Partitë poltiike që po i nxisin, duhet të jenë të sinqertë me ta sepse nuk bëhet fjalë për ligjin e veteranëve, bëhet fjalë për ligjin për pagën minimale, dhe këto gjëra janë të ndara”, ka thënë Dugolli në  RTV Dukagjini. Ku u diskutua për pagën minimale dhe protestën e veteranëve.

Dugolli ka potencuar se ndonëse nuk është mirë që të luhet me këto kategori, të njëjtit “nuk do të duhej të bien pre, nuk do të duhej që të shërbejnë për agjenda të ndryshme politike të partive të ndryshme politike”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte reaguar ashpër pas fjalimit të deputetit Armend Muja, për projektligjin për pagën minimale, ku janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se është turp i madh, që njerëzit e zgjedhur nga populli si Muja, të arrijnë në këtë pikë që të diskutojnë, për ndryshimin e ligjit të pagës minimale.

“Është turp për krejt juve, edhe për ty Glauk Konfjuca, djali i Sherif Konjufcës, duhet t’iu vije marre që kemi ardhur deri te kjo pikë, që për 35-40 euro të tyre, të vijmë deri në këtë pikë”, ka thënë Haradinaj.

“Është marre, a jeni njerëz a çka jeni? S’keni me mujt me kalu këtë ligj, turp të keni, nuk bën me lujt, me i poshtëru veteranët”, ka vazhduar ai.

Dugoli, teksa e ka komentuar deklaratën e Haradinajt, ka thënë se “turp është të gënjesh dhe të manipulosh”.

“I ka përmendur disa deputetë që janë edhe veteranë, edhe të ish të burgosur, edhe familje e dëshmorëve, dhe ai në këtë kuptim u mundua të potencojë që është turp, por turp është të gënjesh dhe të manipulosh”, shtoi ai.

“Ne nuk po gënjejmë, sepse po themi se ligji për pagën minimale nuk ndërlidhet asgjë me ligjin për veteranët, dhe ansjëherë nuk kemi thënë se ligji për veteranët nuk do ta bëjmë ligj më të mirë dhe të shihet mundësia se si ta avancojmë pozitën e kësaj kategorie, por në këtë formë që është ngritur, dhe që po bëhet një lloj kauze, besoj që edhe partitë politike por edhe veteranët duhet ta kuptojnë se nuk do të sjellë asgjë të mirë as për ta as për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk është ndier mirë nga skenat e kryera gjatë protestës së veteranëve.

“Askush nuk ndihet mirë me skena të tilla, për shkak se ne vlerësojmë kontributin e veteranëve, luftëtarëve të lirisë dhe jemi që të bashkëpunojmë e të koordinohemi e që të bashkëveprojmë së bashku që t’ua përmisojmë sado pak jetën e tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu, deputeti Dugolli ka kërkuar hapësirë që të merren me përfundimin e ligjit të pagës minimale e pastaj t’i kthehen ligjit të veteranëve.

“Sepse e dimë se ka shumë anomali edhe në atë ligj, ka shumë paqartësi e padrejtësi dhe diskriminim. Përfaqësuesit e këtyre kategorive që janë shoqatat duhet të mendojnë për veteranët dhe jo për partitë politike, për veteranët dhe interesat e tyre, për shkak se sikur të mendonin për veteranët mendoj që kjo protestë është dashur të bëhej në 2017”.

Dugolli: Jemi të vendosur që ta shtyjmë përpara ligjin për pagën minimale

Dugolli ka theksuar se partia në pushtet është e vendosur që ta shtyjë ëprpara ligjin për pagën minimale për shkak se po presin më shumë se 100 mijë punëtorë në sektorin privat.

Kur pyetet se si do ta shtyjnë përpara këtë ligj, ai deklaron se do ta votojnë në parlament, dhe arsyeja e mosvotimit gjatë seancës së gjashtë qershorit, sipas tij ishte mungesa e kuorumit.

“Do ta votojmë në parlament ligjin për pagën minimale. Mazhoranca e ka për detyrë që t’i shtyjë përpara agjendat qeveritare, ligjet që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Sot nuk e patëm për shkak se disa nga deputetët ishin në udhëtime zyrtare dhe nuk kishte kuorum”, ka thënë ai.

“Shteti nuk ndërtohet me shantazhe dhe kërcënime”

Shteti nuk ndërtohet me shantazhe dhe kërcënime, është projekt i përbashkët edhe i pozitës dhe opozitës, dhe në këtë drejtim duhet të jetë e qartë se dhuna apo kërcënimet dhe shantazhet nuk do të duhej të kishte vend në institucionet e Kosovës, ka thënë Dugolli.

“Shpresojmë që veteranët ta shohin dhe mirëkuptojnë me gjakftohtësi këtë që po e themi, të fillojnë dhe të bashkëpunojnë me qeverinë që shumë shpejt të fillojmë të punojmë me ligjin e veteranëve dhe të rregullohet çështja e tyre duke e pasur parasysh se gjendja e tyre nuk është e mirë, gjendja e tyre kërkon edhe një angazhim shtesë që të përmirësohet kualiteti i jetës së tyre por kjo kërkon bashkëpunim”, ka thënë Dugolli.

“I siguroj veteranët, se vullneti i qeverisë së Kosovës,i kryeministrit  Kurti është që të zgjidhet kjo cështje dhe të punohet në këtë drejtim”, shtoi Dugolli.

Kjo sepse “ata thonë” se Kurti nuk është i angazhuar dhe nuk është i predispozuar që të zgjidhet kjo çëshjte, “gjë që nuk është e vërtetë”./Portali D/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate