11/20/2025 3:51:24 PM

Deputeti i VV-së që i doli kundër partisë për veteranët: Unë e kam pak më të leht

Duhet të lexoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili doli kundër qëndrimit të partisë në pushtet që deshi ta miratonte projektligjin për pagën minimale pa i futur në të veteranët e UÇK-së, tha se nuk do të ishte kundërproduktiv një debat ndërpartiak për këtë çështje.

Humolli  tha se nuk është pjesë e LVV-së dhe se vota e tij ka qenë “që të reflektojë Lëvizja Vetëvendosje”. Ai tha se beson se “shumica e deputetëve të Vetëvendosjes janë me qëndrimin tim”.

“Unë e kam pak më të lehtë sepse unë në kuadër të listës së Vetëvendosjes jam i pavarur. Nuk jam anëtar edhe e kam më lehtë me e shprehë mendimin tim”, tha Humolli.

Ai propozoi dialog ndërpartiak për pagesën e veteranëve.

“Shumë lehtë po diskutohet me Serbinë e me faktorët ndërkombëtarë, kurse mes vete e kanë njëfarë trimnie të përçudt”, tha Humolli në T7.

Ai tha se pagesa prej 170 eurosh “është ofenduese për veteranët e luftës”.

“Është e pamundshme që një veteran me 170 euro të jetojnë në kushte normale”, tha Humolli.

Sipas deputetit, kostoja që pagesa për veteranët të barazohet me pagën minimale “nuk mundet me qenë 30 milionë euro diferencë”.

Mënyra e propozimit të projektligjit për pagën minimale, Humolli tha se është “ofenduese” dhe “dashakeqe”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate