Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zatriq të Rahovecit, ku dy persona janë goditur nga rrufeja dhe si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se personi që vdiq ka qenë duke punuar në një gurthyes në momentin që rrufeja e goditi atë dhe kolegun e tij.
I ndjeri u dërgua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij. Ndërsa personi tjetër i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.