Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nuk është konfirmua asnjë rast pozitiv me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit, nga 291 testime të kryera.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203”, thuhet në njoftim.
Në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës. Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, tregojnë të dhënat tjera rreth vaksinimit,
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 55.